Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Kongresi i PS/ Zbardhet axhenda e plotë, ja cilat janë temat e diskutimeve

-800-0-1701962747xrama-732

Të premten e 8 dhjetorit Partia Socialiste do të mbledhë Kongresin, me fokus riorganizimi i strukturave të saj dhe arritjet e qeverisë Rama në 10 vite.

Por gjithashtu pjesë e tematikave të Kongresit do të jenë dhe Reforma në Drejtësi, lufta ndaj korrupsionit dhe prioritetet zhvillimore, shërbimet publike, qeverisja vendore dhe siguria.

Fjala e kryeministrit Rama pritet të mbahet në orën 16:40, ndërkohë që punimet e Kongresit të PS do të fillojnë në orën 11:45.

Programi i punimeve të Kongresit:

11:45 – PANELI 1

Reforma në Drejtësi dhe Lufta kundër Korrupsionit: Legjislacioni, Zbatueshmëria, Afrimi me BE, Inteligjenca Artificiale

12:00 – PANELI 2

Prioritetet zhvillimore: Infrastruktura, Energjia, Financat, Turizmi, Bujqësia dhe Kultura

13:00 – PANELI 3

Shërbimet publike: Arsimi, Shëndetësia, dhe Mbrojtja Sociale, Sipërmarrja, Arsimi Profesional

14:00 – PANELI 4

Qeverisja Vendore: Reforma Territoriale, Ekonomia Vendore, Shërbimet, Mjedisi

15:00 – PANELI 5

Siguria dhe Shqipëria në botë

15:50 – PANELI 6

Partia Socialiste 2030

16:40 – Fjala e kryetarit të PS- së, Edi Rama

Related Posts

Leave a comment