Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Sanna Marin, nga kryeministre e Finlandës, në ‘princeshë’

-640-0-1702398300x460123d7017370fb7b7c865500ee6cf1-631

Ish-kryeministrja e Finlandës liderja e Partisë Socialdemokrate, Sanna Marin, e cila ka qenë në qendër të vëmendjes për jetën e saj gjatë postit të rëndësishëm, por edhe për ndarjen më pas nga bashkëshorti, ka “vjedhur” të gjithë vëmendjen në ceremoninë e mbajtur për Ditën e Pavarësisë së Finlandës.

Marin kishte veshur një fustan të gjatë të verdhë me një fjongo blu nga stilistja Katri Niskanen, me të cilin dukej e mrekullueshme.

“Ishte nder për mua të festoja në mënyrë tradicionale pavarësinë e Finlandës në Pallatin Presidencial. Mbrëmja vazhdoi në hotelin Kämp, ku kompania jonë MA/PI, e cila u themelua në verë, organizoi festimet e Ditës së Pavarësisë. Faleminderit Katri Niskanen për veshjen e mrekullueshme”, ka shkruar Marin bashkëngjitur fotove të postuara nga ky event.

Pasi u largua nga posti i kryeministres së Finlandës, Sanna Marin, është bërë pjesë si këshilltare strategjike e institutit britanik të Tony Blair.

Related Posts

Leave a comment