Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Papunësia në vend në nivelin më të ulët, por mbizotëron te të rinjtë

-800-0-68ea44036769c5e85eca689a28fa964a

Niveli i papunësisë në vend për popullsinë 15 vjeç e sipër ka arritur shkallën më të ulët në 3 vitet e fundit duke shënuar kështu një rekord historik. Instituti i Statistikave raporton një shifër 10.5% të nivelit të papunësisë tremujorin e tretë të vitit.

Ndalur tek gjinitë, ky tregues paraqitet më i ulët tek burrat dhe më i lartë tek gratë. Është diskriminimi sipas ekspertëve që nuk e lejon këtë kategori të gjejë një vend pune.

“E kam parë dhe ka ndodhur në sytë e mi e një zonje kryefamiljare, të kërkojë punë në biznese dhe punon në të zezë. Janë jo mbështetës që në ditët e para e largojnë nga vendi i punës.

Është një tregues që nuk e mbështesim individin që s’ka eksperiencën duke e larguar nga puna“, tha për A2, Kumrie Zika, eksperte punësimi.

Ndonëse papunësia ka rënë në shkallë kombëtare, ajo është rritur tek të rinjtë. Sipas INSTAT, shkalla zyrtare e papunësisë për të rinjtë e grupmoshës 15-29 vjeç arriti në 22,0 %. Sipas ekspertëve janë ofertat e larta jashtë vendit që i rrisin pritshmëritë kësaj grupmoshe.

“Vijnë me ide shumë herë më të qarta kërkesa shumë herë më të larta vijnë me ide që kanë oportunitet jashtë Shqipërie. Shpërblimet më të mira që ka jashtë Shqipërisë i tërheqin vëmendjen. Pjesa e të rinjve është një strategji që përfshin nga shkolla e mesme në universitet dhe kur diplomohen t’i jepet një pasqyrë e qartë e tregut të punës”, bëri me dije Klodi Shaqiri, ekspert punësimi

Ndërsa nga ana tjetër punësimi në vend për popullsinë 15-64 vjeç është 67,7 %. Mirëpo, ndalur sipas sektorëve punësimi ka pësuar rënie me 3,0% në sektorin e bujqësisë dhe me 2,0% në sektorin e industrisë, ndërsa u rrit me 6,1 % në sektorin e shërbimeve.

“Në grupmosha më të rritura mund të zhvillohen kurse trajnimi, eksperiencat e vjetra t’u jepet një pozicion më i lartë se mendojnë se kanë dalë nga tregu.”

Shkalla e punësimit për burrat e grupmoshës 15-64 vjeç është 73,4 %, ndërsa për gratë është 62,2 %.

Leave a comment