Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Alarm në Athinë, vendoset bombë pranë komisariatit të policisë

-640-0-1702909118xgreqi-495

Frikë dhe panik mesditën e kësaj të hëne në Athinë, ku një pako që përmbante gjysmë kilogram eksploziv është vendosur në hyrje të një komisariati policie, sipas mediave greke.

Autoritetet u alarmuan kur një person i panjohur rreth orës 12:29 paralajmëroi për vendosjen e një bombe në rrugën Kokkinopoulou, në lagjen Zografou të kryeqytetit helen.

Ai u la afat autoriteteve rreth 45 minuta për të ndërhyrë ose ndryshe do të kryente shpërthimin.Bomba ishte vendosur pranë selisë së forcave MAT.

Forcat xheniere të policisë së Athinës rrethuan menjëherë zonën dhe arritën të çmontonin në kohë pajisjen shpërthyese.

Leave a comment