Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

“Hyri klasë më klasë për viktimat”, zbardhen shënimet tronditëse nga “ditari” i Kozakut

-800-0-28bb0ff0e1779969572644966c5c90f1

Të tjera detaje tronditëse janë zbardhur nga ngjarja e rëndë e ditës së djeshme në Pragë, ku një student 24-vjeçar, i quajtur David Kozak, kreu sulmin më vdekjeprurës të viteve të fundit në Republikën Çeke, duke vrarë 14 persona dhe duke plagosur 25 të tjerë në një shkollë në Universitetin Charles.

Teksa ngjarja është mbuluar nga misteri, në të njëjtën kohë, dëshmitarët raportojnë se 24-vjeçari po shikonte derë më derë në sallat e shkollës për të zbuluar viktima të tjera.

“Ai po shikonte nga dhoma në dhomë për të parë nëse kishte njerëz për të qëlluar. E mbyllëm derën e sallës pesë minuta para se ai të përpiqej ta hapte. Po përpiqesha t’u tregoja njerëzve se çfarë po ndodhte. I telefonova nënës sime, mikut tim. Nëse është fundi, ju tregoni atë që unë ju kam thënë më parë. Pasi dëgjuam të shtënat dhe britmat, gjërat u qetësuan për pak kohë dhe pas 30 minutash filluan sërish të shtënat dhe britmat. Kur dolëm nga dhoma kishte gjak kudo”, përshkruan skenën gazetari Jakob Weisman, i cili po përgatitej të jepte provimin e gjuhës shqipe.

Sipas policisë, 24-vjeçari ka përdorur një ZEV 308 Win AR10, një lloj arme që është përdorur shpesh në sulmet në shkolla në SHBA.

Për sa i përket identitetit të viktimave, ende nuk është bërë publik asnjë informacion, ku policia njoftoi mëngjesin e së premtes se ka identifikuar 13 nga 14, ndërsa tre nga të plagosurit janë të huaj. Siç bëhet e ditur nga MPB-ja e Çekisë, bëhet fjalë për dy persona nga Emiratet e Bashkuara Arabe dhe një nga Holanda. Po ashtu, mësohet se, të gjithë viktimat janë qëlluar me armë zjarri brenda në godinë dhe 20 minuta pasi kanë nisur të shtënat, policia ka njoftuar se ka gjetur trupin e pajetë të vrasësit 24-vjeçar.

Mesazhet në Telegram të postuara nga Kozak mes 9 dhe 19 dhjetorit kanë rënë nën mikroskopin e autoriteteve. Sipas informacioneve, 24-vjeçari ka folur në “ditar pë sulmin në universitet”. Kozak mësohet se ka shkruar se të gjithë e urrejnë, se ka një “jetë të mjerë” dhe se dëshiron të largohet nga kjo botë “me dhimbjen më të madhe të mundshme”.

Në një tjetër mesazh në Telegram, 24-vjeçari mësohet të ketë shkruar edhe se “ndonjëherë shkruaj të tilla marrëzi në momente pasioni”. Sipas dëshmive, Kozak ka qenë një student i zellshëm, por ka pasur edhe probleme psikologjike. Në maj ai fitoi një çmim për tezën e tij. Studenti nuk kishte precedentë penalë, por, si pronar i ligjshëm i armëve, kishte një interes për armët.

Ai ishte diplomuar për histori dhe studime evropiane dhe vazhdoi masterin, duke u fokusuar në historinë e Polonisë. Kozak mund të jetë ndihmuar nga e dashura e tij. Policia çeke e konfirmoi këtë për një gazetar të Volkskrant holandez, i cili ishte në vendngjarje. E dashura, për të cilën nuk janë bërë të ditura detaje të tjera, mësohet se po tenton të arratiset jashtë vendit.

Është ende e paqartë se çfarë ka ndodhur saktësisht mëngjesin e 21 dhjetorit. Ajo që vërtetohet është se Kozak vrau babanë e tij përpara se të shkonte në Pragë. Policia çeke mësoi se ai po shkonte drejt kryeqytetit dhe planifikonte të vriste veten.

Leave a comment