Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Mediat greke e bëjnë fakt të kryer dorëheqjen e kryebashkiakut të Himarës, reagon Goro: Vazhdoj detyrën

-800-0-1703432064xgoro-955

Gazeta online “Greek City Times” raportoi se kryetari bashkisë Himarë, Jorgo Goro ka dhënë dorëheqjen.

Kandidati Goro thuhet në artikull qëndroi në detyrë tek sa kundërshtari i tij Fredi Beleri është burg. Greek City Times duke mos cituar asnjë burim thotë se Goro dha dorëheqjen të shtunën.

Por si qëndron e vërteta?

Top Channel kontaktoi me kryebashkiakun Goro. Pyetjes nëse ai ka dhënë dorëheqjen apo vijon të jetë në detyrë, dha këtë përgjigje: Nuk e kam dhënë. Vazhdoj detyrën.

Bashkia Himarë është kthyer në një mollë sherri mes Shqipërisë dhe Greqisë. Arrestimi kandidatit Fredi Beleri nën dyshim e shitblerjes së votave prodhoi përplasjen më të re në marrëdhëniet mes dy vendeve ton fqinje.

Greqia ngulmon me forcë në betimin e Fredi Belerit ndërsa qëndrimi i qeverisë shqiptare është se kjo është një çështje e drejtësisë.

Gjykata antikorrupsion pak ditë më parë rrëzoi kërkesën për betim të Fredi Belerit me argumentin se nuk plotëson kushtet për të lënë paraburgimin përkohësisht.

Related Posts

Leave a comment