Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Lumturia e të tjerëve

IMG_3580

U përurua sot në Qendrën Kombëtare të Librit dhe Leximit vëllimi poetik “Lumturia e të tjerëve” i poetes Olimbi Velaj.


“Lumturia e të tjerëve” , është fitues i Çmimit Kombëtar për Letërsinë për vitin 2022 dhe fitues i Fondit të Përkthimit në gjuhë të huaj nga Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit, në gjuhën italiane.

 

 

 

 

 

 

I pranishëm në këtë aktivitet ishte dhe botuesi italian Claudio Moica si dhe përkthyesja e poetja Valbona Jakova, botuesi shqiptar, poeti Gentian Çoçoli dhe përkthyesi e poeti Ukë Zenel Buçpapaj për variantin shqip- anglisht.

Ky vëllim është libri i parë i Olimbi Velajt i botuar jashtë Shqipërisë.

Vetë poetja e konsideron botimin e librit edhe një borxh që ia kishte së pari vetes dhe lexuesve të poezive të saj që nga koha kur debutoi me ciklet e para në faqet letrare të gazetave dhe revistave të Tiranës së viteve ’90.


Vëllimi “Lumturia e të tjerëve” u botua shqip-anglisht gjatë vitit 2022 nga “Aleph”, Shqipëri dhe shqip-italisht nga “Il Pettirosso”, Itali.

Ky vëllim poetik u përzgjodh nga juria profesionale e Qendrës Kombëtare të Librit e Leximit si libër fitues i fondit të përkthimit të veprave letrare shqiptare në gjuhë të huaja dhe u sponsorizua nga fondet e Ministrisë së Kulturës të Shqipërisë.


Natyra e jashtëzakonshme e poezisë së Olimbi Velajt qëndron në ndërthurjen mjeshtërore të fjalëve të dhimbjes me ato të ndjenjave më të sinqerta, me të cilat secili prej nesh është i mbushur shpirtërisht. Tematika e poezisë së autores prek “lumturinë”, ku, ndërmjet vargjeve të saj paraqet historinë e disfatës, nën këndvështrimin e secilit prej lexuesve.

Poezia e Olimbi Velajt është botuar në mjaft revista letrare në gjuhën shqipe. Është botuar në 20 vende, në 18 gjuhë, në disa revista letrare dhe antologji. Ka qenë pjesëmarrëse në një numër festivalesh poetike. Kontribuon në përkthimin e poezisë.

Leave a comment