Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Avokatët e Berishës dhe Malltezit kërkojnë shtyrje të seancës në SPAK: Nuk jemi të lirë

-800-0-1698051637xmallteziberisha-255

Sali Berisha të enjten për herë të parë në SPAK. Ish kryeministrit i është dërguar njoftimi për t’u marrë në pyetje lidhur me dosjen e privatizimit të ish kompleksit Partizani. Po ashtu edhe dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi është njoftuar për t’u paraqitur nesër në cilësinë e personin nën hetim.

Avokatja e Malltezit, Antoneta Sevdari, në një prononcim për TCh, tregoi se ka kërkuar shtyrje për seancën e klientit të saj.

“Unë do jem në një gjykim qe nuk e le dot, ndërsa avokati tjetër nuk është në Shqipëri”, tha avokatja Sevdari.

Me të njëjtin arsyetim, edhe avokatët e ish-kryeministrit Sali Berisha kërkuan shtyrje të seancës.

Avokati Sokol Mëngjesi tregoi se kanë një agjendë tjetër dhe nuk mund të vijnë në orën 10:00 për të shoqëruar Berishën.

Related Posts

Leave a comment