Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

PS kërkon përjashtimin e deputetëve Bardhi e Noka

-800-0-1705486757xnoka-839

Partia Socialiste kërkon përjashtimin nga punimet në Kuvend të dy deputetëve, Gazment Bardhi dhe Flamur Nokës. Shkak për këtë kërkesë është problematikat e krijuara nga dy ligjvënësit në nisje të sesionit të ri parlamentar, duke bllokuar punimet normale të seancës plenare, por edhe në komisionet kuvendore.

Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste i ka paraqitur një kërkesë zyrtare Sekretariatit të Etikës për të vendosur masa ndëshkimore për deputetët demokratë Gazment Bardhi dhe Flamur Noka.

Në argumentet e paraqitura nga deputetët socialistë ishte fakti se dy ligjvënësit nuk lejuan gjatë seancës plenare mbajtjen e fjalës nga Presidenti i Republikës. Po ashtu në argumentet e paraqitura ishin dhe ngjarjet e zhvilluara sot në Komisionin Parlamentar për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik, ku dy deputetët u përplasën me Kryetaren e Komisionit, Flutura Açka.

Related Posts

Leave a comment