Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Një ditë para 21 janarit, Artan Hoxha flet për vrasjet: Hekuran Deda filmoi marshimin, ja çfarë u gjet

-640-0-21-janar-180x96

Nesër bëhen 13 vjet nga 21 janari, kur gjatë një proteste të Partisë Socialiste, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, para Kryeministrisë u vranë katër protestues nga Garda e Republikës, Aleks Nika, Ziver Veizi, Hekuran Deda dhe Faik Myrtaj.

Gazetari Artan Hoxha tregoi në një intervistë për Euronews Albania tregoi detajet tragjike të vrasjes së Hekuran Dedës i cili ndodhej pranë piramidës kur u qëllua për vdekje nga garda.

Hoxha tha se Deda kishte filmuar me celularin e tij të gjithë marshimin në protestë, që nga momenti kur kishte zbritur nga furgoni deri në momentin kur u qëllua për vdekje me një plumb në kokë.

“Ka një detaj tragjik në vrasjen e Hekuran Dedës, kishte ardhur nga Greqia dhe do largohej prapë. Atë ditë në protestë ka pasur vetëm lekët e fugonit, dhe ka nxjerrë celularin, e vetmja gjë e kushtueshme që kishte ai në dorë ishte një celular.

E ka ndezur që kur ka zbritur nga furgoni te stacioni i trenit dhe e ka filmuar të gjithë marshimin e tij deri në momentin që vritet. Ai ka filmuar momentin kur mbërrin te sheshi Skënderbej, ka fiksuar momentin kur ka hipur në platformë, se ka menduar se aty kanë qenë gazetarët dhe kamerat dhe ka qenë i sigurt.

Më tragjik e bën fakti që celulari i tij qëndron i ndezur në momentin kur ai goditet; ekrani skuqet nga gjaku i tij, ai bie në tokë, në trotuar. Është momenti që është fiksuar, sipër tij është fotografi që fiksoi atë moment”, tregoi Hoxha.

Related Posts

Leave a comment