Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

“U krijuan kushtet e një puçi shteti “, Bamir Topi zbulon prapaskenat e ’21 Janarit’: Prokuroria u pengua. Bashën e këshillova që…

WhatsApp-Image-2024-01-20-at-17.17.38-1-770x420

Ish-Presidenti i Republikës Bamir Topi i ftuar në studion e emisionit “Kjo Javë” në News24 ka zbuluar ato që mund të konsiderohen si “të pathënat” e ngjarjes së rëndë të 21 janarit të para 13 viteve.

Topi zbuloi për gazetaren Nisida Tufa se ai ka pasur komunikime me ministrin e Brendshëm të asaj kohe Lulzim Basha, ndërsa u shpreh se këtij të fundit i ka dhënë edhe një këshillë.

“Secili e di mirë detyrën e tij. Kjo është një çështje e rëndë. Nuk e di si e ke raportin me letrat i thashë, por kjo situatë do të ketë jehonë për shumë vite”, u shpreh Topi në lidhje me takimin me Bashën.

Po ashtu ai theksoi se Prokuroria e asaj kohe është penguar në lidhje me hetimet për këtë rast dhe se brenda shtetit u krijuan kushtet e një puçi shteti.

Topi: Unë kam dënuar dhunën, kam bërë thirrje për qetësi dhe për drejtësi. Natyrisht e di, jam i qartë, Berishës nuk i ka pëlqyer kur unë flas për ngjarjen në bulevard sepse vrasjet ndodhën aty. Vrasjet ndodhën kur protesta praktikisht kishte mbaruar.

Related Posts

Leave a comment