Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

PS mbledh Asamblenë Kombëtare të dielën, në fokus riorganizimi i strukturave

-800-0-1706692664xramaa-446

Partia Socialiste do të mbajë të dielën më 11 shkurt mbledhjen e asamblesë kombëtare.

Në mesazhin që sekretari i përgjithshëm, Blendi Klosi iu ka dërguar anëtarëve thuhet se në zbatim të vendimit të kongresit për raportimin e detyrave të lëna në kuadër të rienergjizimit të partisë si dhe me kërkesë të kryetarit Rama do të mbahet mbledhja e asamblesë.

”Të nderuar anëtarë të Asamblesë Kombëtare të PS!

Në zbatim të vendimit të Kongresit për raportimin e Detyrave të lëna në kuadër të Rienergjizimit të Partisë, me kërkesën e Kryetarit të PS, ju njoftojmë se ditën e dielë ( 11.02.2024), ora 10:30, tek kompleksi “Xibraku” do të zhvillohet mbledhja e Asamblesë Kombëtare të PS.

Pjesëmarrja në mbledhje është e detyrueshme dhe mungesat janë të pajustifikuara!

Sekretari i Përgjithshëm i PS

Blendi KLOSI”, shkruhet në mesazh.

Leave a comment