Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Kush e ruajti Zelenskin në Tiranë? Nga snajperët te agjentët e RENEA-s, furgoni i zi dhe…

-800-0-7aaf8d110a544ee79aa6c8733b2ec14f

Tirana i është rikthyer normalitetit, të paktën edhe disa orë, deri në nisjen e samitit të radhës në këtë fund shkurti, atij midis liderëve të Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Europian, që vjen 24 orë pas Samitit të Ukrainës ku mori pjesë edhe Presidenti Volodimir Zelenski.

Lëvizja e mjeteve pas largimit të Zelenskyt po vijon normalisht në rrugët e kryeqytetit që qëndruan të bllokuara për më shumë se 12 orë, ndërsa masat e sigurisë pritet të jenë të rrepta edhe ditën e enjte.

Gazetari i A2CNN, Jul Kasapi në një raportim për “Ditarin” nga bulevardi “Dëshmorët e Kombit” zbuloi detaje nga plani i masave të policisë për të mbarëvajtur rendin, e në veçanti për protokollin që u ndoq për të ruajtur jetën e liderit të Ukrainës.

Sipas tij, shpinën e Zelenskyt përveç agjentëve të shumtë ukrainas që u panë se kishin zbarkuar së bashku me të në Tiranë, u ruajt nga agjentët e forcave speciale RENEA, por edhe civilë të shumtë që blinduan rrugët e kryeqytetit.

Po ashtu nuk munguan snajperët në tarracat e godinave kryesore shtetërore si Kryeministria e Kuvendi, por edhe mbi Pallatin e Kongreseve ku u zhvillua samiti.

Sa i përket sigurisë fizike të Zelenskit pati një numër të shtuar të Forcave të Sigurisë Kombëtare shqiptare por edhe të forcave speciale RENEA.

Ne arritëm të identifikonim të paktën dy automjete të RENEA-s, njëri prej tyre civilë, i cili qëndronte me bagazhin hapur dhe me efektivët specialë në gatishmëri për çdo lloj pasigurie.

Kjo nuk ka ndodhur në asnjë vizitë të këtij niveli në Shqipëri. Këtë herë ndryshe nga vizita e Sekretarit të Shtetit, Antony Blinken, ku kishte mjaft qytetarë që donin të kalonin brenda perimetrit të sigurisë, policia ka menduar që të gjithë qytetarët që kanë vendbanimet e tyre në zonën e ish-Bllokut dhe zonën e rrugës së Elbasanit dhe rrugët lidhëse që të sjellin për te Piramida, Kryeministria apo sheshi Nënë Tereza, duhet t’u drejtohen efektivëve të policisë dhe tu tregojnë se ku po shkojnë.

Related Posts

Leave a comment