Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Dan Hutra i vrau të motrën dhe kunatën shtatzënë, Alketa Hysa flet 1 vit pas tragjedisë: Shteti të marrë masa se s’do të ndalë planet për arrati, rrezikohemi

-800-0-1677925869xdan-hutra-682

Alketa Hysa, ish-bashkëshortja e Dan Hutrës që kreu masakrën me 3 gra të vrara, është larguar nga Shqipëria pasi ndihet e rrezikuar.

Në emisionin ‘Me zemër të hapur’ në News24, ajo ka deklaruar se Dan Hutra do të tentojë të arratiset sërish, duke i bërë apel shtetit që të shtrëngojë masat ndaj tij.

“Jam larguar nga Shqipëria. Ai është shumë i rrezikshëm shteti ta shtrëngojë shumë, sepse ai do të bëjë sërish të njëjtën gjë.

Nuk mund të rrinim akoma aty, të rrezikoheshim prapë. Ai do të vazhdojë të tentojë të arratiset derisa të ketë jetën.

Ndihem e rrezikuar dhe e kërcënuar edhe këtu ku jam. Asnjë nga shteti nuk ka ardhur në shtëpinë tonë”, tha Alketa Hysa.

Leave a comment