Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Sulmi rus në Odesa, zyrtari ukrainas: Shënjestra mund të ketë qenë Zelensky dhe Mitsotakis

-800-0-1709821555xmitsotakis-279

Rusia goditi me raketa Odesën ditën e djeshme, ndërsa autokolonat e Volodymyr Zelenskyy dhe Kyriakos Mitsotakis ishin në lëvizje, duke rritur alarmin për sigurinë e tyre.

Një zyrtar ukrainas, tha se shënjestra mund të kenë qenë të dy liderët, duke theksuar se nuk duhet përjashtuar si mundësi.

Presidenti ukrainas dhe kryeministri grek po inspektonin korridorin ukrainas të eksportit të grurit në portin e Detit të Zi kur raketa goditi infrastrukturën portuale.

“Në të vërtetë ishte më pak se 500 metra nga ne. Çfarë ishte kjo? Nuk mund të përjashtoni se ishte drejtuar ndaj delegacionit të presidentit tim apo delegacionit të mysafirëve të huaj,” tha për CNN Live, Ihor Zhovkva, një këshilltar i lartë diplomatik.

Ushtria ukrainase tha se pesë persona u vranë në sulm.

Sipas informacioneve, raketa u lëshua nga territori i aneksuar i Krimesë, të cilës iu deshën më pak se tre minuta për të arritur objektivin, në portin e Odesës.

Related Posts

Leave a comment