Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Sot festohet dita botërore e poezisë

-800-0-1711006165x3-celestialsle-921

21 Marsi festohet anëkënd botës si Dita Botërore e Poezisë, shpallur që nga viti 1999 nga Organizata e Kombeve të Bashkuara për Arsim, Shkencë dhe Kulturë (UNESCO).

Poezia është ndoshta një nga artet e para që ka ardhur bashkë me qytetërimin. Për poezinë është shkruajtur shumë dhe është folur shumë. Për poezinë ka vepra të tëra filozofike. Mjafton të kujtojmë këtu vetëm « Poetikën » e Aristotelit. Disa nga njerëzit më të mëdhenj të historisë kanë qenë dhe poetë. Mjafton të kujtojmë këtu Sulejmanin e madhërishëm apo Bajronin. Por edhe shqiptarë, pse jo. Lasgush Poradeci, Migjeni apo poeti ynë kombëtar Naim Frashëri.

Këto njerëz me vite kanë ngritur ndërgjegjen kombëtare të popullit, i kanë kënduar muzave dhe haresë, kanë rimuar fjalë ose kanë kumbuar me varg të lirë. Poezia europiane, ajo e madhja fare, studiohet akoma në shkollat. Mjafton të kujtojmë sonetet e Bardit, siç njihet ndrysh Shekspiri apo poetët dekadentë si Poe apo Bodleri.

Poetët me vite na kanë mësuar të dashurojmë. Poetët me vite na kanë mësuar se çfarë është dashuria. Na kanë mësuar të gjejmë fjalët e duhura dhe të duam të gjejmë fjalët e duhura.

Për shekuj poetët ishin artistët, historianët dhe filozofët e popujve. Ato ishin, rapsodë, endeshin anëkënd botës, ishin mistikë si Rumiu, të përndjekur si Omar Khajami, të verbër si Homeri, të pashmangshëm si Dante (e kush se ka lexuar veprën studimore të Kadaresë me të njëjtin titull?). Si e thotë dhe poeti: “Përditë shoh qartë e ma qartë, e vuej thellë e ma thellë”. A.K./TemA

Leave a comment