Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

“Emërimi i nënkryetares, e vetmja zgjidhje e ligjshme”, Bido për tensionet në bashkinë Himarë: Shtabi elektoral i Belerit ha bukë duke krijuar tensione jo reale

WhatsApp-Image-2024-04-01-at-21.11.09-770x433

Ardit Bido, i ftuar në studion e “Open” në News24 ka komentuar zhvillimet e fundit në lidhje me bashkinë e Himarës, pas arrestimit të Jorgo Goros, i cili pasoi dënimin e Fredi Belerit.

Bido u shpreh se emërimi i nënkryetares Blerina Bala ishte e vetmja zgjidhje që lejonte ligji, duke shpjeguar se në mungesë të kryetarit, komandohet një prej nënkryetarëve nga Këshilli Bashkiak.

Duke iu referuar tensioneve me të cilat u prit emërimi i saj në pozitën e kryetares së komanduar, Bido u shpreh se në mbledhje ishte “shtabi elektoral i Fredi Belerit, pasi kjo është mënyra si ata hanë bukën”.

Ai theksoi se këta persona thithin financime dhe mbështetje politike duke krijuar tensione jo reale.

 

 

“Kjo ishte e vetmja zgjidhje që lejonte ligji. Kemi dy ligje, ligji i qeverisjes vendore, dhe ligji i qeverisjes vendore për Belerin. Ligji e ka shumë të qartë, që në mungesë të kryetarit, komandohet një prej nënkryetarëve nga Këshilli Bashkiak. Kështu që çfarëdo reagimi që kam parë, që të zgjidhej nga këshilltarët, i referohen ligjit grek. Himara është pjesë e Republikës së Shqipërisë dhe zbatohen këto rregulla.

Related Posts

Leave a comment