Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Vrasja me thikë e 18-vjeçarit Aurelio Dervishi, shoku i tij mes lotësh: Para ngjarjes isha me të, dyshohet se e ka qëlluar një…

me-zemer-te-hapur-3-1-770x441

Një ngjarje e rëndë e ndodhur në Shkozë të Tiranës ka tronditur opinionin publik shqiptar.

Disa persona, që ndodheshin në një makinë kanë ndaluar një mjet, ku qëndronte edhe 18-vjeçari Aurelio Dervishi dhe e kanë qëlluar me thikë, duke e lënë të vdekur. Në lidhje me këtë ngjarje të rëndë, i ftuar në emisionin Me zemër të hapur të moderatores Evis Ahmeti ka qenë shoku i Aurelios.

Shoku i viktimës tha se është i shokuar nga ngjarja. Ai tha se Aurelion e kishte si vëlla, ndërsa ka shpjeguar edhe dinamikën e asaj që ndodhi.

“Kjo ngjarje na ka tronditur. Aurelio nuk ishte tip që donte të bënte sherre. Unë rrija tek shtëpia e Aurelios. Pak përpara ngjarjes, unë isha me Aurelion, i thashë do iki në punë dhe ika. Pas isha në punë, më mori një shok në celular dhe më tha se kanë goditur Aurelion me thikë.

 

 

Ne kishim shoqëri të madhe me njëri-tjetrin. Dy makina e kanë ndaluar mjetin ku ndodhej Aurelio. Aurelio ka zbritur dhe ata e kanë qëlluar. Më kanë thënë se mund ta ketë qëlluar një 15-vjeçar. Fillimisht janë kapur me duar e më pas njëri nga ata djemtë ka nxjerrë thikën dhe e ka qëlluar. Në spital unë dhe shoku im arritëm të parët. Ne po prisnim çfarë do thoshin mjekët, atje na thanë se ka ndërruar jetë”, deklaroi shoku i Aurelios.

Leave a comment