Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Gazetari: Hetimi gjerman zbulon se vrasësit e Santiago Malkos erdhën nga Gjermania

-640-0-artan-hoxha

Gazetari Artan Hoxha komentoi në një intervistë për Euronews Albania raportin e Europol lidhur me krimin e organizuar shqiptar.

Hoxha tha se një pjesë e mirë e ngjarjeve në Shqipëri burojnë nga aktiviteti jashtë Shqipërisë apo problematikat që kanë bartur brenda territorit.

Ai tregoi se hetimi nga autoritetet gjermane ka zbuluar se vrasësit e ish-policit Santiago Malko erdhën nga Gjermania.

“Hetimi lidhur me klanin Duka dhe atentatit e vitit 2019 për të ekzekutuar Santiago Malkon. Ajo që del nga hetimi del se ka qenë njëri shumë i afërt me Ervis Martinaj, madje njëri kyç në zgjidhjen e problemeve të tij, ndaj për eliminimin e tij kanë qenë një grup kaq i madh autorësh. Deri në këto momente janë gjykuar Teta dhe Selmani, pjesa tjetër prej 7 personash përfshi 2 vëllerzëir duka janë në gjykim, dhe janë jashtë territorit. Ka qenë një ngjarje që bëri shumë bujë se ndodhi pas ngjarjes në Bllok, ku u plagos vetë Martinaj, që ishte ngjarja që shërbeu si indicie për mbylljen e lojarëve të fatit në Shqipëri. Në gusht kryhet atentati ndaj Malkos, në ditën që ka ndodhur ngjarja në një lokal kanë ndenjur një grup prej 9 personash, mes të cilëve vëllezërit Duka. Sipas vendimeve të dhëna nga gjykata ky grup pasi kanë dalë nga lokali kanë lëvizur me disa makina. Paralelisht është kryer një hetim nga autoritetet gjermane dhe kanë zbuluar që një grup prej 6 personash, të gjithë shtetas gjermanë, tre prej tyre me origjinë shqiptare kanë hyrë në Shqipëri 5 ditë para se të ndodhte ngjarja. Sipas autoriteteve gjermane, vrasja është kryer nga këta persona”, tha Hoxha.

Leave a comment