Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Policia nxjerr nga lokali me shqelma një të pastrehë në Qeparo

Screenshot_7-4

Në një kohë kur jemi në kulmin e sezonit turistik, nuk kanë fund ngjarjet e shëmtuara që po ndodhin në bregdet.

Së fundmi, në Qeparo, ku një burrë i pastrehë është nxjerrë zvarrë nga policia nga një lokal i zonës.

Denoncimi është bërë nga një qytetar në një prej mediave online në vend, teksa shprehet se, personi i dhunuar ishte një i pastrehë, i cili gjatë gjithë kohës vinte vërdallë nëpër zonë për të siguruar bukën e gojës. Sipas qytetarit që ka bërë videon, ky i pastrehë kishte raste që ngrinte pak zërin, por që nuk ishte i dhunshëm.

“Ishte i pastrehe. Vinte verdalle dhe per te ngrene u jepnin keto të lokaleve. Per te veshur vishte çfarë gjente tek koshat. Kishte raste qe fliste me veten dhe ngrinte pak zerin por nuk lendonte njeri”, raporton dëshmitari nga vendngjarja.

Në video duket një polic dhe një tjetër person i veshur civil, që e marrin zvarrë të moshuarin nga lokali, madje efektivi e godet edhe me shqelm.

 

Leave a comment