Ashtu si në shumë raste të mëparshme, tezat e provimeve të maturës kanë dalë nga sallat ku maturantët po zhvillojnë testet.
Ditën e sotme po zhvillohet testi i matematikës, ndërsa ende pa përfunduar, teza e matematikës është publikuar në rrjetet sociale. Nuk dihet akoma se kush e ka publikuar tezën.