Sulmuesi i Manchester City, Phil Foden, është bërë së fundmi protagonist i një episodi së bashku me partneren e tij. Teksa ndodhen me pushime në Korfuz, ata janë filmuar duke bërë një sherr të madh.
Sipas medieve të huaja, 22-vjeçari ishte duke u larë në det kur e dashura e tij i ka kontrolluar telefonin. Mesa duket ajo ka lexuar disa mesazhe të futbollistit që kanë shkaktuar një debat të madh mes çiftit.
Dyshja, që ka dy fëmijë dy fëmijë së bashku, ka debatuar me tone të ashpra, me shkakun e sherrit mes tyre që mbetet ende për t’u zbuluar.