Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Tmerrohet e reja në Fier/ 40-vjeçari i rrëmben varësen nga qafa në mes të rrugës

-640-0-62bd61f3e0e89

Një 40-vjeçar është arrestuar në Fier, pasi i vodhi me dhunë varësen një vajze në lagjen “8 Shkurti”.

Sipas policisë, 40-vjeçari i ka marrë me dhunë një 25-vjeçareje një varëse floriri nga qafa. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier arrestuan shtetasin E. K., 40 vjeç, banues në Fier, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme.

Tmerrohet e reja në Fier/ 40-vjeçari i rrëmben varësen nga

Njoftimi i policisë:

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier, pas marrjes së njoftimit se në lagjen “8 Shkurti”, Fier, shtetases E. I., 25 vjeçe, i kishin vjedhur me dhunë varësen e floririt që mbante në qafë, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje. Shërbimet e Policisë kanë bërë të mundur identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar të ngjarjes

Leave a comment