Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Sherr masiv mes 60 personash/ Gjithçka nisi prej xhelozisë mes një çifti (PAMJET E KAOSIT)

-640-0-62bd5fc27174a

Një përleshje që shpërtheu mes dhjetëra personave në bordin e një anije turistike u shkaktua nga xhelozia  mes një çifti për një person të tretë, sipas një dëshmitari.

Një agjent udhëtimesh i cili ishte dëshmitar i përleshjeve tha për Fox News se përplasja filloi mbi akuzat për mashtrim.

Videoja e përleshjes tregon një skenë kaotike, ndërsa 40 deri në 60 pasagjerë filluan të grushtonin dhe të shtynin njëri-tjetrin.

Megjithëse mosmarrëveshja fillestare ishte midis dy pasagjerëve në pistën e vallëzimit të klubit të natës, situata shpejt doli jashtë kontrollit me gjithnjë e më shumë njerëz që grumbulloheshin brenda.

Sherri ndodhi në natën e fundit të lundrimit tetë-ditor të anijes në Karaibe me ndalesa në Republikë Dominikane, Turks dhe Kaikos dhe Bahamas.

Theresa James tha se përleshja filloi pak para orës 2 të mëngjesit dhe zgjati për një orë të tërë në një zonë ku ndodhej klubi i natës dhe kazinoja e anijes.

Leave a comment