Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

“Nuk më plas fare”/ Pasi goditi veten me shishe shampanje, këngëtari i njohur poston foto me fytyrën e gjakosur

Capture

Teksa po zhvillonte një koncert të martën, Machine Gun Kelly mbeti i gjakosur pasi përplasi në kokë një shishe shampanjë. Fotot ku shfaqet në gjendje aspak të mirë, ai vendosi që t’i ndante me ndjekësit e tij në rrjetet sociale.

“Oh dreq”, shkruante 32-vjeçari bashkëngjitur me postimin në fjalë, ku shfaqet duke tërhequr flokët e tij rozë për të treguar vetullën e gjakosur, e cila i ishte tharë gjatë natës.

Ndërkohë më herët, rokeri postoi disa foto në “Instagram” nga koncerti Mainstream Sellout Tour në Madison Square Garden, së bashku me festën pasuese në Catch Steakhouse ku ndodhi incidenti.

“NYC, ti je Shën Valentini im i përgjakur”, ka shkruar Kelly krahas fotove.

“Nuk më plas fare”/ Pasi goditi veten me shishe shampanje,

Në festën e mëvonshme, ylli i muzikës rock mbajti një fjalim para turmës – e cila përfshinte të fejuarën Megan Fox, Avril Lavigne, Landon Barker dhe të dashurën e tij të re, Charli D’Amelio – kur vendosi të godiste shishen në kokë, duke dërguar copa xhami përreth.

“Nuk më plas fare, vëlla. Nuk më intereson”, tha ai në një mikrofon përpara se të bënte një performancë të improvizuar të këngës së tij hit “My Ish’s Best Friend”.

Sipas një dëshmitari okular, ylli i rock-ut refuzoi fashat nga stafi dhe zgjodhi të përdorte një leckë për të pastruar rrëmujën e përgjakshme.

“Nuk më plas fare”/ Pasi goditi veten me shishe shampanje,

Related Posts

Leave a comment