Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Vrau kunatën dhe më pas qëlloi edhe veten, autori 43-vjeçar në Shkozë ish-ushtarak

-640-0-1680960663xshkozee-900

Ngjarja e rëndë me dy viktima mëngjesin e sotëm në Shkozë, ka tronditur Tiranën. 43-vjeçari Roland Sinani vrau kunatën dhe më pas qëlloi edhe veten.

Ai qëlloi me armë në dhomën e gjumit kunatën e tij Migena Sinani e cila ndodhej me vajzën e mitur në krevat, e më pas qëlloi edhe veten në oborrin e banesës së tij.

Ndërkohë bashkëshorti i viktmës, njeherazi edhe vëllai i autorit në momentin e ngjarjes nuk ndodhej në banesë, pasi punonte shofer taksie në turnin e 3-të.Mësohet se prej kohësh autori kurohej për depresion dhe probleme të shëndetit mendor.

Sipas informacioneve, më herët ai ka qënë ushtar në forcat e armatosura, ndërsa pistoletën e kishte pa leje. Policia e gjeti armën e krimit disa metra larg  trupit të viktimës dhe hetuesit kanë dyshime se është  zhvendosur nga babai i autorit, i cili vuan nga skleroza.

Related Posts

Leave a comment