Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

43-vjeçari vrau kunatën, gazetarja: Ngjarje e paralajmëruar, vëllezërit nuk flisnin prej vitesh

-640-0-0cd576cb2f92f6d3c4a2f77e08169612

Tashmë për strukturat e Policisë, dinamika dhe mënyra se si ka ndodhur e gjithë ngjarja ku Roland Sinani vrau me armë zjarri kunatën e tij, Migena Sinanin është zbardhur.

Grupi hetimor ka arritur që të ringrejë edhe njëherë skenën e krimit dhe të përcaktojnë lëvizjet që ka kryer autori Roland Sinani gjatë momentit kur ka kryer edhe ekzekutimin e kunatës së tij.

Gazetarja Glidona Daci raporton se sipas informacioneve që vijnë, në bazë të strukturës së policisë dhe grupit hetimor, thuhet se ka qenë një ngjarje e paralajmëruar për shkak edhe të faktit se 2 vëllezërit kishin prej vitesh që nuk kishin komunikim me njëri-tjetrin.

Në deklarimet paraprake, prindërit e Roland Sinanit dhe vëllai i tij kanë pretenduar se ai ka pasur probleme të shëndetit mendor dhe po ashtu të afërm të tjerë që janë shoqëruar në ambientet e komisariatit pretendojnë se ai ka pasur probleme me depresionin dhe kanë aluduar se kjo mund të ketë qenë një ndër aryset që ka çuar në këtë krim të rëndë.

Roland Sinanin, fqinjët e përshkruajnë si njeri të ftohtë dhe thonë se vëllezërit kishin vite që nuk flisnin me njëri-tjetrin.

Policia ende nuk ka një motiv të qartë përsa i përket arsyeve që çuan në krimin e rëndë.

Related Posts

Leave a comment