Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Rrezikoi jetën e pushuesve në det, bllokohet gomonia në Jalë. Drejtuesi gjobitet me 1 milion lekë

-640-0-e1316bce1b3d2ec5d04fdb11ee573d4e

Një gomone është bllokuar në Jalë pasi po lundronte jashtë perimetrit të përcaktuar. Policia thotë se drejtuesi i mjetit lundrues rrezikoi jetën e pushuesve në det.

Kanë qenë qytetarët ata të cilët sinjalizuan policinë për gomonen që kishte dalë nga perimetri i caktuar. Menjëherë forcat e policisë të stacionit policor të Dhërmiut shkuan në vendngjarje dhe bllokuan mjetin lundrues. Ndërsa drejtuesi u gjobit me 1 milion lekë të vjetra.

Policia e Shtetit ka apeluar sërish për drejtuesit e mjeteve lundruese që ta kryejnë këtë aktivitet, pas pajisjes me dokumentacionin përkatës dhe të respektojnë me rigorozitet perimetrin ujor të sigurisë për pushuesit.

Related Posts

Leave a comment