Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

BE dënon dhunën në Kuvendin e Kosovës: Zhgënjyese, është vendi ku duhet të flitet në mënyrë demokratike

-640-0-0cf85c25e999453818ad357832ba3e92

Zhgënjyese ishte përkufizimi për këto pamje nga Bashkimi Evropian teksa politikanë dhe ministra të kabinetit qeveritar përleshen me grushte dhe sende rrethanore në sallën e Kuvendit të Kosovës. Duke dënuar dhunën, Shefi i Zyrës së BE në Kosovë, Tomas Szunyog shkruan në Twitter:“Skena zhgënjyese dhune janë parë sot në Kuvend. Kuvendi nuk është vend për sulme fizike, por vend për të diskutuar propozimet dhe politikat në mënyrë demokratike. Diskutimet dhe shkëmbimi i ideve janë bazat themelore të një demokracie”, shkruhet në postimin e tij.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, Ambasadori amerikan Jeff Hovenier dhe organizatat e shoqërisë civile në Kosovë, po ashtu dënuan dhunën.

‘Kuvendi është gurthemeli i shoqërisë sonë demokratike, ku zëra të ndryshëm bashkohen për t’i përfaqësuar interesat e qytetarëve, ndaj dhuna nuk ka vend në tempullin e demokracisë dhe nuk mund të shndërrohet në mjet politik’, shkroi Osmani.
“Si dikush që e di mirë se sa poshtë ka rënë Kosova në sytë e krejt botës demokratike për shkak të qasjes së gabuar të qeverisë, unë vazhdoj mendoj se ç’ka ndodhi sot është e turpshme dhe jam i bindur se justifikimi i asaj shëmtie nuk e ndihmon, po e dëmton ende më shumë reputacionin e Kosovës, prandaj thashë dhe e them prapë se uroj që opozita të distancohet nga një shëmti e tillë”, shkroi Rama.
Video e përleshjes fizike mes deputetëve të Kuvendit të Kosovës u pasqyrua në agjencitë ndërkombëtare të mediave si BBC, CNN, NEW YORK TIME, The Guardian etj.

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka nisur hetimet për kaosin dhe sherrin masiv. Për tu marrë në pyetje janë thirrur të gjithë protagonistët e videos me grushte mes tyre edhe zv.kryeministri, Besnik Bislimi dhe ministri Financave, Hekuran Murati. Një ditë pas përleshjesh Kryeministri Albin Kurti u shfaq në ceremoninë e diplomimit të gjeneratës së 58-të të Policisë së Kosovës ku u betuan 419 efektivë të rinj e krah tij ishte edhe presidentja Osmani.

Kurti tha se efektivët e policisë janë bërë pre e ‘sulmeve të njëpasnjëshme’ në veri të vendit, vend që ai tha se më herët ka qenë “zonë e rehatisë për brandat kriminale të udhëhequra nga Beogradi”. “Pikërisht për shkak të këtij aktiviteti të shtuar policor edhe në atë zonë ka pasur sulme të njëpasnjëshme ndaj zyrtarëve tanë, nga të cilët 25 zyrtarë janë lënduar lehtë, një është plagosur dhe një ndodhet aktualisht në trajtim mjekësor pas lëndimit që kishte marrë në aksionin e kriminelit famëkeq Llune”.

Related Posts

Leave a comment