Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Rama: BE ka nevojë për Ballkanin Perëmdimor, aq sa ne për të

auto_Captureer1695714102

Kryeministri Edi Rama, gjatë fjalës së tij në Forumin e Ministrave të Ekonomisë me titull, “Tregu i përbashkët rajonal – një hap drejt Tregut Unik të BE”, u shpreh se BE ka nevojë për Ballkanin Perëndimor, as sa Ballkani Perëndimor ka nevojë për BE.

“Së pari jam shumë i nderuar që Shqipëria organizon samitin e parë të procesit të Berlinit jashtë kufijve të BE dhe për këtë më duhet të falenderoj kancelarin Sholz dhe ekipin gjerman që ishte mjaft i prirur ta sillte samitin e Berlinit në Rajon këtë vit. Jam krenar që Tirana përfaqëson sot rajonin si vend mikpritës

Ky proces ka nisur nën kujdesin e kancelares Merkel në 2014 kur për herë të parë në histori udhëheqësit nga i gjithë Ballkani Perëndimor u ulën rreth një tryezë për të folur për të ardhmen e vendeve të tyre.

Ashtu siç tha Merkel, është rritur një pemë mjaft e fort dhe e shëndetshme, tashmë po shohim të marrim frytet sepse pema është rritur.

Në këtë moment përcaktues për Evropën ka ardhur koha të mendojmë jashtë kornizave dhe është kjo është ajo çka po përpiqemi të bëjmë me këtë samit. Ajo çka po ndjejmë nga të gjitha komunikimet me miqtë tanë të mëdhenj të BE.

Dje zhvillova një bisedë shteruese me mikun tonë nga qeveria e Francës se ishte një bisedë që 5 vite më parë do të ishte e pamundur të zhvillohej.

Ne shohim me mjaft interes se në BE ka një bindje më të fortë dhe janë më sy hapur karshi Ballkanikut Perëndimor

Sot BE ka nevojë për Ballkanin Perëndimor, po aq sa Ballkani Perëndimor ka nevojë për BE.

Jemi këtu me ministra dhe zyrtarë të shquar nga vendet e Ballkanit Perëndimor dhe BE për të diskutuar rreth temave më thelbësore të këtij procesi që përfshin forcimin e ekonomive tona duke përfshirë lidhjet me sferën e aktiviteteve ekonomike të BE.

Është koha për të ecur së bashku përpara dhe për tu siguruar se nga fjalët premtuese ne të nisim të shohim vepra premtuese.

Mund të kemi çështje të pambyllura në rajon, por përmes këtij procesi kemi mësuar se e vetmja mënyrë për tu marrë edhe me mosmarrëveshjet tona është të përpiqemi të biem dakord dhe të bëjmë sa më shumë”, tha Rama.

Forumi i sotëm pritet të reflektojë mbi arritjet, prioritetet dhe sfidat kryesore në zbatimin e këtij plani dhe avancimin e agjendës së integrimit rajonal nëpërmjet mbështetjes në kuadër të Procesit të Berlinit, si një instrument shumë i rëndësishëm për përshpejtimin e konvergjencës ekonomike të rajonit me Bashkimin Europian. Në këtë takim, po diskutohet po ashtu, mbi lehtësimin e tregtisë dhe reduktimin e barrierave, integrimin e tregjeve, rritjen e bashkëpunimit rajonal, integrimin e sistemeve të pagesave të rajonit dhe përgatitjen ekonomike të Ballkanit Perëndimor për një integrim eventual në Eurozonë.

Gjithashtu, diskutimet po përqendrohen edhe në integrimin e përshpejtuar dhe qasjen e hershme në Tregun Unik të BE-së.

Related Posts

Leave a comment