Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Rama: U themi më të mirëve rrini këtu se do shpërbleheni! Në 2025 paga minimale do të jetë 45 mijë lekë

-640-0-1678705769xrama-481

Kryeministri Edi Rama u ka bërë thirrje të rinjëve në çdo fushë, por edhe profesionistëve të japin më të mirën në vendin e tyre pasi do të shpërblehen.

Gjatë fjalës së tij në analizën e punës së Bashkisë Tiranë, Rama deklaroi se në vitin 2025 paga minimale do të kapë vlerën e 45 mijë lekëve të reja.

“Në kushtet ku ne po rritemi në çdo fushë, rritje si askush tjetër si në turizëm. Kjo rritje kycce duhet të mbështetet nga një prodhim agrotektural, bujqësi etj. Kjo kërkon shumë gjëra por kërkon më së tepërmi njerëz që dijnë shumë.

Edhe profesione të tjera ka të nevojshme. Dhe ne po u themi më të mirëve, mjafton të vini në punë aftësitë tuaja dhe ju e keni vendin. Ne duam që t’i sjellim të gjitha këto në një piramidë shtetërore të pagave.

Kemi vendosur që në 2025, kur objektivi i programeve elektorale të të gjitha partive në Shqipëri, ka qenë 38 mijë Lekë maksimumi, në 2025 paga minimale të jetë 45 mijë Lekë. Pra brenda 2 viteve, në fund të Prillit 2025 të gjithë ata që marrin pagë minimale të marrin një pagë 45 mijë Lekë. Dhe në çdo hap ne do financojmë sigurimet shoqërore dhe shëndetësore të diferencës.

Kjo do të thotë që tani në javët e muajt në vijim do kemi rritje të përgjithshme për të garantuar që paga mesatare nuk qëndron aty ku është sepse duhet mbajtur një balancë. Kështu që jemi duke rishikuar tani të gjitha pagat të cilat do pësojnë rritjen e tyre”, tha ndër të tjera Rama.

Related Posts

Leave a comment