Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

70% gra në qeverinë shqiptare? Rama: Eksperienca më mësoi se nëse puna duhet bërë jepja një gruaje

-640-0-1676374558xrama-647

Kryeministri Edi Rama mori pjesë në Samitin Botëror të Qeverisjes në Emiratet e Bashkuara Arabe ku ndodhet për vizitë dyditore.

Në një prononcim për gazetarët, Rama ka folur për rastin e shumëvlerësuar të Shqipërisë të pjesëmarrjes së grave në qeverisje.

Rama tha se në Shqipëria ka sot më shumë se 70% të përbërjes së qeverisë gra dhe kjo ka ardhur sipas tij për shkak të nevojës së gratë janë më të besueshme se sa burrat kur vjen puna te rezultatet konkrete.

“Më lini t’ju them se jam i përulur nga kjo ftesë dhe nga mundësia për të marrë pjesë. Nuk ka qenë fjala për një model, por për një nevojë për t’i realizuar gjërat, për t’i bërë ato.

Kam qenë dëshmitar me përvojën time që ajo që ka thënë Margaret Thatcher se nëse do që gjërat të bëhen jepja një grua të vërtetohet. Përfaqësimi është e i një rëndësie thelbësore, ndonjëherë këto mund të bëhen ndonjëherë me metoda që mund të duken si të imponuara por duhet të ndodhet.

Kjo është diçka që vlen për kuotat. Dikush mund ta argumentojë nëse kuotat janë apo jo perfekte por ato janë gjëja e duhur.

Shifrat e grave në qeverinë tonë, që praktikisht është më e ekzagjeruara në të gjithë botën. Por nuk është diçka sepse donim që të ishte pikërisht kështu por erdhi natyrshëm. Në qeverinë e parë e doja 50% me 50% por më vonë e kuptova që gratë ishin më të përshtatshme për punën nëse duhej bërë.

Unë e kuptova se më në fund kishte më shumë gra se burra të përshtatshme për punën që duhej bërë. Suksesi ka dy rrugë, nëse janë institucionet që krijon sukses ose është suksesi që krijon institucionet.”, u shpreh Rama.

Related Posts

Leave a comment