Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Rama flet pas samitit në Bruksel: Vendet anëtare vlerësim pozitiv për progresin e Shqipërisë

-800-0-1702554596xrama-361

Një ditë pas samitit në Bruksel, kryeministri Edi Rama në një konferencë për shtyp me gazetarët tha se ka marrë një vlerësim pozitiv për progresin e Shqipërisë drejt integrimit në BE.

“Dje ishte një samit ku u diskutua perspektiva e vendeve tona. U vu në pah progresi. U fol për procesin e normalizimit mes Serbisë dhe Kosovës.

Po ndaj me ju faktin se vendete anëtare kanë një vlerësim shumë pozitiv për progresin e Shqipërisë dhe posaçërisht nga ana e Komisionit Europian vlerësohet me nota shumë pozitive performancë e jonë e negociatave në fazën e parë tanimë të përmbushur të skanimit të organizmit shtetëror të Shqipërisë dhe të tregjeve tona.

Do të organizoj një takim falënderimi dhe motivimi për anëtarët e kësaj skuadre e cila në totalin e vet, është rreth 1000, vetë ku përfshihen jo vetëm institucionet e shteti. Një skuadrës që ka bërë 707 prezantime në Bruksel. Sot edhe një herë falënderimin dhe mirënjohjen për organizimin profesionalizmin dhe disiplinën e të 36 ekipeve të kësaj.

Ky ishte samiti i fundit i BE-së me Ballkanin Perëndimor nën këtë lidership. U jemi shumë mirënjohës, si kurrë më parë Ballkani Perëndimor është dëgjuar. Kemi fituar një respekt që nuk e kemi pasur kurrë. E kam informuar samitin për modelin tonë me inteligjencën artificiale me të cilën do të bëjmë mbivendosjen e mbi 3000 masave në legjislacionin tonë. Kjo do të jetë pjesë e strategjisë sonë”,- tha Rama.

Related Posts

Leave a comment