Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Këshilltari i DASH telefonon Albin Kurtin dhe Vuçiç pas sulmit në Veri: Kthehuni në dialog!

-800-0-b825cbf915f588281e7215f522514608

Këshilltari i lartë i Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet, njofton se ka zhvilluar bisedë me kryeministrin e Republikës së Kosovës, Albin Kurti, dhe me presidentin serb Aleksandçr Vuçiç, pas sulmit terrorist mbi policinë në veri të dielën.

Chollet ka dënuar sulmin mbi Policinë e Kosovës dhe ka kërkuar që palët t’i kthehen dialogut.

“Bisedova me kryeministrin Albin Kurti pas sulmit të tmerrshëm të së dielës në Kosovë. Dënoj ashpër dhunën kundër Policisë së Kosovës; shpreh ngushëllime për humbjen e rreshterit Afrim Bunjaku. Të dyja palët duhet të kthehen në dialogun e ndërmjetësuar nga BE dhe të zbatojnë angazhimet e Ohrit”, informon Chollet.

Këshilltari i lartë i Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet, bën me dije se nga Vuçiç ka kërkuar që të evitohen veprimet që rrisin tensionet për shtensionimin e situatës në veri të Kosovës.

Related Posts

Leave a comment