Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Kërcënon me pistoletë në dorë dhe nuk preket nga policia, ky është vëllai i deputetit të PS-së në Krujë (VIDEO)

dhfhgffggjgh-1024x412

Zbardhen të tjera detaje nga dhuna barbare në Krujë. Dy vëllezërit e deputetit të PS-së, Rrahman Rraja dhe djali i këtij të fundit, rrahin me shkopa bejsbolli dhe kërcënojnë me pistoletë dy persona të fisit Maja që ishin ulur në një lokal.

Shkak i sherrit mësohet se është bërë konflikti  për një gurore në Borizan. Më konkretisht anëtarë të fisit Maja janë ankuar dhe kanë denoncuar në polici për tronditjet që u japin shpërthimet dhe dëme në banesa.

Kjo ka sjellë dhe “hakmarrjen” e Rrajave. Xhelal Raja e Flamur Rraja, vëllezërit e deputetit të PS-së, Rahman Rraja, si dhe djali i këtij të fundit, Rexhep Rraja, kanë ushtruar dhunë barbare ndaj dy personave, sic shihet në videon që sjell Lapsi.al. Vec kësaj, me bluzë të bardhë në foto shfaqet Flamur Rraja, vëllai i deputetit të PS-së, që i drejton pistoletën në kokë një prej të dhunuarve.

Çuditërisht Policia e Shtetit kujdeset maksimalisht të thotë që Rrajat kanë leje për guroren, por deri më tani nuk kanë kryer asnjë arrestim për dhunën barbare ndonëse të gjithë dhunuesit janë lehtësisht të identifikushëm. Çfarë i mbron? Me siguri është pushteti politik që buron nga deputeti dhe qeveria e Edi Ramës. Kjo nuk është hera e parë që Rrajat përfshihen në konflikte të tilla dhe ngjarje kriminale në atë zonë. Kujtoni historinë me Xhisiela Malokun dhe më pas me Rramazan Rrajën e arrestuar për atentatin ndaj prokurorit të Durrësit, Arjan Ndoji.

 

 

Related Posts

Leave a comment