Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Vrasja e Indrit Ndoit në Fushë Krujë, lirohen nga qelia dy vëllezërit autor të krimit

-640-0-1675260106xautori-374

Gjykata e Krujës ka liruar nga qelia dy vëllezërit Sajmit dhe Landi Miri të cilët akuzohen si autor të vrasjes së 34-vjeçarit nga Fushë-Kruja, Indrit Ndoji.

Vendimi është marrë nga gjyqtarja Konstandina Kuro, e cila ka pranuar kërkesën e prokurorisë për zëvendësim të masës së sigurisë nga “arrest me burg” në detyrim paraqitje” ndaj dy vëllezërve Miri.

Trupi i pajetë i Indrit Ndojit u gjet i pajetë në një kanal pas orës 08.00 të mëngjesit të 21 tetorit,  ndërsa dyshohet se ndodhej aty i pajetë për rreth 8-9 orë. Sipas ekspertizës 34-vjeçari fatkeq ishtë qëlluar nga autorët me kaçavidë në këmbën e djathtë dhe humbi jetën për shkak të gjakderdhjes.

Ata kishin lënë takim për t’u sqaruar për një ngjarje të mëparshme dhe dyshohet se krimi ka ndodhur pas një konflikti. Dy vëllezërit u arrestuan një ditë më pas, ku kanë pranuar krimin dhe shfaqën pendesë.

“Nuk kishim për qëllim ta vrisnim. Po situata na doli nga kontrolli pasi na sulmoi dhe na ofendoi rëndë. Ai (Ndoj) ishte në gjëndje të rëndë, pasi kishte konsumuar lëndë narkotike. U takuam te vendi për të sqaruar një muhabet të vjetër. Nuk është se kishim ndonjë konflikt të hapur me të, gjithcka ndodhi aty për aty pasi na sulmoi. Nuk ishte i vetëdishëm. Ai tentoi të na qëllonte dhe për tu mbrojtur e qëllova.

Më pas u larguam. E lamë të gjallë. Dhe s’menduam se kishim bërë ndonjë plagosje të rëndë. Por për fat të keq kacavida kishte prekur damarin kryesor (arterjen femorale) . Vetëm kur dëgjuam në mëngjes që kishte vdekur. Aty na kapi paniku. Nuk dimim ca të bënim. Jemi penduar shumë, pasi nuk ishte nevoja që situata të arrinte në këtë pikë pa kthim pas. Jemi shumë të penduar”,- deklaruan në atë kohë vëllezërit Miri para hetuesve të policisë.

Related Posts

Leave a comment