Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Bllokimi i fondeve: A do hapë BE “dritën jeshile” vitin e ardhshëm për IPARD 3?!

-640-0-f8dede9ac10f6562c9ec567114eb06e9

Qeveria ka pritshmëri pozitive se programi “IPARD”, që financon fermerët shqiptarë me fonde nga taksapaguesit europianë, do të zhbllokohet në vitin që vjen. Pa dhënë një afat konkret se kur, zv.ministri i Bujqësisë, Arjan Jaupllari, i ftuar në E-ZONE tha se verifikimet vazhdojnë nga strukturat e BE-së. “Ne sapo kemi mbaruar procesin “screening” me Bashkimin Europian. Ky proces kaloi me sukses së bashku dhe më dy kapituj që i përkasin bujqësisë dhe konkretisht sigurisë ushqimore. Jemi në fazën kur opinioni për Shqipërinë është në nivelin më të mirë të mundshëm, ndaj dhe jemi besimplotë se edhe programi “IPARD” do të vijojë normalisht, pasi janë 146 mln euro që janë në dispozicion”, tha Jaupllari.

Por Gjok Vuksani, ish-drejtor i Agjencisë së Zhvillimit Bujqësor ka një tjetër mendim. Sipas tij ky program nuk do të zhbllokohet në vitin që vjen.

“Me ato konkluzione që kanë dalë nga zyra e OLAF( zyra që merret me verifikimin e hetimin e përdorimit të fondeve të BE) kam bindjen e plotë se ky program nuk do të vijojë edhe në vitin që vjen. Pezullimi i këtij programi konfirmon korrupsionin që është bërë me fondet e Bashkimit Europian, ndaj dhe ata nuk të flasin, por do të kërkojnë rregulla më strikte”, tha Vuksani në E-ZONE

Program “IPARD 2” u pezullua nga BE. Pas disa verifikimesh rezultoi se fondet kishin devijuar nga qëllimi, pasi kishin përfituar persona që nuk i takonin.

Related Posts

Leave a comment