Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Kurti: BE të ushtrojë presion ndaj Serbisë për njohjen e Kosovës

-640-0-1696322365xkurti-163

Kryeministri i Kosovës,Albin Kurti ka kërkuar që të ushtrohet më shumë presion ndaj Beogradit për firmosjen e marrëveshjes mes Kosovës e Serbisë.

Nga forumi Ekonomik në Vjenë , ku ishte pjesë e panelit, Kurti tha se edhe BE duhet të ushtrojë më shumë presion nga Serbisë.

“Duhet presion ndaj Beogradit dhe duhet më shumë presion ngaBE për të firmosur martrëveshjen me Serbine. Firma mes njohjes de fakto do të ishte hapi më I rëndësishëm që do të ndërmerrej ndonjëherë.”- tha Kurti.

Ai iu referua edhe dy herëve kur Kosova e Serbia kanë qenë në prag të firmosjes së marrëveshjes për njohjen e Kosovës por ka qenë pala serbe ajo që ëëhtë tërhequr duke mos njohur kështu DE FACTO marrëveshjen, çka solli edhe sulmin e Bajskës.

“Sot nuk jemi në atë marrëdhënie të mirë pavarësisht se në nisje të këtij viti, 21 shkurt, ne arritëm një marrëveshje për t’u njohur de fakto,njësoj si modeli i gjermanisë.

Edhe në mars ndodhi e njëjta gjë por Serbia refuzoi ta firmosë këtë marrëveshje. Ne kemi patur sulme ndaj forcave kufitare në disa nga bashkitë dhe më pas erdhi goditja e Bajskes ku humbi jetën një efektiv i yni. Kjo erdhi si pasojë e një marrëveshje që ne e arritëm gojarisht por jo edhe ligjërisht.”- u shpreh Kurti.

Related Posts

Leave a comment