Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Mediu komenton tensionet në Kosovë: Serbia e lidhur më shumë me aksin Rusi-Kinë!

auto_1673382226_mediuu-750x3751674296907

Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu ka komentuar tensionet e fundit mes Serbisë dhe Kosovës dhe qëndrimet e Shqipërisë lidhur me këto zhvillime.

Në një intervistë për “Panorama TV”, Mediu deklaroi se kryeministri Rama nuk ka forcë për të ndryshuar politikën e Presidentit Aleksandër Vuçiç, pasi ky i fundit ka raporte më të ngushta me aksin Rusi-Kinë.

Sipas Mediut, bashkëpunimi rajonal që synon qeveria shqiptare, është më i vështirë nga ana praktike.

Mediu: Nuk jemi në situata të favorshme. Serbia merr një relevancë jo të vogël. Duke qenë shumë afër Rusisë dhe Kinës, interesi i Perëndimit është për ta shkëputur nga kjo influencë. Nuk jemi në vitin 1999 dhe shqiptarët duhet të hapin sytë. Duhet të negociojmë për qëndrime që janë në interesin tonë kombëtar.

Pyetje: Sa i takon projektit frankogjerman?

Mediu: Unë mendoj që është një projekt shumë i mirë. Çdo projekt duhet të shohë se kur do finalizohet njohja nga Serbia e Kosovës. Nëse do zvarritet si projekt, do krijojë problematika të vazhdueshme. Ndarja që do ndodhë nga konflikti në Ukrainë do jetë e vazhdueshme. E kanë marrë këtë qëndrim disa herë në kombet e bashkuara. Një qëndrim i qartë dhe i prerë që do ta vendoste Serbinë në një detyrim për njohjen e Kosovës do ishte një avantazh i madh.

Pyetje: Po për qëndrimin e zotit Rama lidhur me konfliktin që ekziston mes Kosovës dhe Serbisë, si e komentoni?

Mediu: Unë mendoj, që si zoti Rama ashtu dhe qeveria shqiptare duhet të heqin dorë nga paternalizmi për Kosovën. Ideja për të pasur një bashkëpunim rajonal, një marrëdhënie të mirë me të gjithë fqinjët është e vlefshme nga pikëpamja teorike. Por pikëpamja praktike, aksi i komunikimit të Ramës, qeverisë duhet të jetë aksi me vendet anëtare të NATO-s. Kjo e bën më të vlefshme politikën shqiptare. Unë nuk mendoj që as Rama dhe asnjë tjetër s’ka forcë për të bindur për të ndryshuar trajektoren e veprimeve politike të Vuçiçit, sepse kjo trajektore është shumë herë më e lidhur me vendimet që merr Rusia dhe padyshim mendoj që ne kemi fare pak influencë.

Related Posts

Leave a comment