Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

“Kosova të mësojë nga Shqiperia” – Blinken: Dialogu i ndërmjetësuar nga BE, e vetmja rrugë për Kosovën e Serbinë

-800-0-b437cc8715f3dadd01b27ec9a0f1f09d

Sekretari amerikan i Shtetit, Anthony Blinken u pyet gjatë konferencës për shtyp në Tiranë me kryeministrin Edi Rama dhe për zhvillimet e fundit në Kosovë dhe rajonin e Ballkanit.

Zyrtari i lartë i diplomacisë amerikanë përsëriti edhe njëherë qëndrimin se dialogu i ndërmjetësuar nga Bashkimi Europian është e vetmja rrugë për Kosovën dhe Serbinë për të shkuar drejt integrimit dhe SHBA e mbështet atë.

“Kur nisa punën në DASH dhe Shtëpinë e Bardhë, 30 vite më parë, sfida ishte Ballkani. Në fillim Bosnja dhe më pas Kosova. Shumë prej nesh ka një histori të gjatë me Kosovën dhe kush më shumë se Biden.

Jemi persona që e kemi këtë nocion që nuk mund të shkojmë pas. Jemi të angazhuar për të mbështetur përpjekjet për të çuar para integrimin e vendeve të Ballkanit.

Dialogu i lehtësuar nga BE është shtegu i vetëm i duhur për Kosovën dhe Serbinë. Përgëzoj rolin e Shqipërisë pasi ka treguar një stabilitet rajonal”, tha Blinken në Tiranë.

Related Posts

Leave a comment