Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Nga Brazili te Serbia, skuadrat e kualifikuara në “Katar 2022”

-800-0-6192f6e907b6d

Ka shkuar në 9 numri i skuadrave në mbarë globin që kanë siguruar kualifikimin në fazën finale të “Katar 2022”, event që do të zhvillohet nga 22 nëntori deri më 18 dhjetor.

Kuptohet përfaqësuesja e parë e kualifikuar është vendi organizator, në këtë rast Katari, ndërsa të tjerat e fitojnë të drejtën e pjesëmarrjes nëpërmjet raundeve kualifikuese në konfederatat e Afrikës, Azisë, Europë, Amerikës Veriore dhe Qendrore dhe Amerikës së Jugut. Është rast i veçantë ai i Oqeanisë, që ende nuk i ka nisur ndeshjet eliminatore për shkak të pandemisë (pritet të zhvillohet në mars 2022).

Skuadrat e kualifikuara:

Vendi organizator: Katari.

Europa: Belgjika, Kroacia, Danimarka, Franca, Gjermania, Serbia dhe Spanja (në play off: Portugalia, Rusia, Skocia, Maqedonia e Veriut dhe Suedia).

Amerika e Jugut: Brazili.

Related Posts

Leave a comment