Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Kurti para takimit në Bruksel: S’ka dialog pa u sanksionuar Serbia

-640-0-1695982392xkryeministri-i-kosoves-albin-kurti-te-merkuren-ne-nje-konference-ne-sllovaki-fotografia-martin-divisek-epa-498x300-187

Kryeministri Kosovës, Albin Kurti është shprehur për “Financial Times” se nuk mund të ketë dialog, nëse nuk ka dënim dhe sanksione ndaj Serbisë.

“Nëse nuk ka dënim dhe sanksione ndaj Serbisë pas asaj që e kanë bërë, atëherë definitivisht nuk ka dialog. Ne do të përfundojmë në një menaxhim të dështuar të krizës dhe ta harrojmë krejtësisht normalizimin”, u shpreh ai.

Mediat prestigjoze shkruan se Kurti i ka akuzuar “sulmuesit që po tentojnë ta nisin një konflikt të ri të armatosur, një luftë të re në Kosovë për ta aneksuar pjesën veriore të vendit”.

Sipas Kurtit, që prej sulmit të 24 shtatorit gjithçka ka ndryshuar.

“Nuk mund të kthehemi sikur nuk ka ndryshuar asgjë”, është shprehur kreu i qeverisë së Kosovës.

Ndërkohë një ditë më parë, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, tha se do të zhvillohet një takim i radhës në Bruksel, në të cilin do të jetë edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti. Ai theksoi se ky takim do të ndodhë brenda dy-tri ditësh, por nuk dha detaje të tjera.

Related Posts

Leave a comment