Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Trishtimi nga Albin Kurti

61689169_303

Lis Bukuroca

1. Njëri e paska vëllain veteran të rrejshëm dhe urren Albinin. Nëse i ndalet ai pension atij, ky duhet ta ndihmojë nga jashtë, prandaj e paraqet Kurtin si rrezik kolektiv dhe vazhdimisht bën apele për ta rrëzuar.

2. Tjetri e paska veteran të rrejshëm babain. Edhe ky trishtohet nga Albini dhe duhet të përhap sa më shumë urrejtje kundër Albinit, përndryshe duhet t’i dërgojë babait më shumë sesa tani…

3. Kjo e paska të punësuar me “diplomë” motrën në pozitë për të cilën nuk është e aftësuar. Tani e urren Albinin sepse mund ta hupë vendin e punës. Kjo e sheh Kurtin si rrezik kolektiv dhe e konsideron spiun të Serbisë.

4. Ai paska vjedhur gjersa ishte garda e vjetër dhe tani ka frikë se mund t’i sekuestrohet pasuria, prandja e përshkruan Kurtin çdo ditë si rrezik kolektiv dhe bën apele për ta rrëzuar.

5. Tjetri ka frikë se po merret vesh se nga kush u financua dhe interesi i tij është rrëzimi i Kurtit, prandaj i ngjet Kurtit çdo ditë ndonjë cilësor: islamit, stalinist, spiun i Serbisë etj.etj.

6. Tjetri duke mos gjetur argumente të tashme, merret me deklaratat e Kurtit kur ishte në opozitë. Me rëndësi të poshtërohet dhe çnjerëzohet Kurti.

Ka edhe arsye tjera, por në çdonjërin grup, gjenden qindra e mijëra veta…

Shumë frikë, pak mend.
Shumë trishtim, shumë reagime emocionale!

Kurti nuk është mbinjeri, por një politikan që po përpiqet të mënjanojë dëmin, që ka shkaktuar Mustafa i LDK-së dhe Thaçi i PDK-së. Nëse punon si ata dy kundër vendit, duhet rrëzuar menjëherë. Nëse jo, duhet mbështetur!

Related Posts

Leave a comment