Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Albin Kurti: Lidhja e Prizrenit do na ndihmojë të rregullojmë marrëdhëniet me aleatët evropianë e amerikanë

-640-0-dfc55e664c1f199096fdd59a77cf2f47

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se data e 10 qershorit i kthen gjithmonë në Prizren për të kujtuar Lidhjen Shqiptare, e cila sot i ka mbushur 145 vjet.

Ai tha se që nga koha e themelimit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit e deri më sot, duke ecur nëpër etapa të ndryshme të historisë, shqiptarët janë kthyer dhe rikthyer me mendje dhe me trup kah Prizreni dhe kah lidhja për t’i përtërirë lidhjet mes vete dhe me të tjerët.

Në manifestimin qendror për 145-vjetorin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, Kurti deklaroi se 10 qershori është në regjistrin e datave të rëndësishme siç është 28 nëntori dhe 17 shkurti.

“Prandaj 10 qershori i vitit 1878 konsiderohet si fillimi i një udhëtimi të strukturuar politik shqiptarëve e i cili vazhdon edhe sot. Me rëndësinë e saj historike dhe politike, Lidhja e Prizrenit na ka bashkuar këtu ne edhe ne si krerë institucionesh sot, siç i kishte bashkuar Lidhja e Prizrenit shqiptarët dhe parinë e tyre atëherë po këtu…

Duke qëndruar të lidhur mes nesh dhe duke ruajtur lidhjet tona me idealet politike të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, ne ruajmë traditën e shëndoshë politike të angazhimit tonë të përditshëm për të çuar përpara interesat tona politike gjithnjë si një komb evropian. Vetëm të lidhur bashkë dhe besnikërisht rreth lidhjes si mendësi dhe vetëdije politike mund të avancojmë në rrugën tonë për përforcimin politik të shteteve tona bashkë me aleatët dhe partnerët tanë strategjikë, evropianë e amerikanë”, tha ai.

Related Posts

Leave a comment