Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Albin Kurti tregon pse u mërzit me Ramën

-800-0-39ea1aaf241625dfdee0ad63678a090e

Kryeministri Albin Kurti ka komentuar situatën në Veri dhe përplasjet me Serbinë, ku ka treguar se qeveria e tij ka kërkuar që BE të mbështesë parimet e saj për Kushtetutën.

Për kryeministrin e Kosovës duhet që Bashkimi Europian t’i heqë masat ndaj saj kjo pasi sipas tij është Serbia ajo që nuk po respekton marrëveshjet për të cilat janë dakortësuar.

“Nuk e di se kur do të tërhiqen, besoj se duhet të hiqen sa më parë sepse Kosova është konstruktive, qeveria e Kosovës ka qenë kreative me ide dhe të përkushtuar në dialog, që ka rezultuar me marrëveshjen bazike. Me 27 shkurt ne në Bruksel e kemi realizuar marrëveshjen bazike, që është njohje reciproke de facto. Në marrëveshjen e Ohrit ia bashkëngjitëm edhe një aneks implementimi me 12 pika, por është Beogradi që e ka shkelur këtë. Ne kemi thënë le ta zbatojmë në ploti dhe pa kushte”, tha ai për “TV Koha”.

Ndër të tjera ai ka theksuar se kundërshtimet për marrëveshjet nuk vinë nga Kosova, ndaj masat e BE duhet të ishin shtrënguese për Serbinë e cila nuk distancohet nga Rusia.

“Nuk është e logjikshme, as racionale të insistohet kundër Kosovës me masa, prej atyre financiare deri te vizitat e nivelit të lartë. Do duhej të hiqeshin dhe letra e mbi 50 parlamentarëve perëndimorë është hapi i duhur në drejtimin e duhur që të përmirësohet qasja ndaj Kosovës dhe të ashpërsohet ndaj Serbisë që nuk distancohet as nga Millosheviqi, as nga Putini”, tha ai.

I pyetur për raportin e tij me homologun nga Shqipëria, Edi Rama, Kurti tha se këto të fundit janë konkrete edhe pas anulimit të mbledhjes mes dy qeverive.

“Kemi raporte korrekte, raporte të mira. Është çështje e përgjegjësive institucionale që kemi, por edhe politike e kombëtare, por kjo s’do të thotë që nuk kritikohemi ose që nuk kemi mospajtime asnjëherë për asnjë gjë. Besoj që kritikat janë pjesë e demokracisë dhe ato duhet të jenë konstruktive. Është për të ardhur keq që më 14 qershor nuk u mbajt mbledhja e dy qeverive, që u përgatit muaj më parë, por anulimin e saj nuk e kemi bërë ne, përkundrazi ne i kemi bërë të gjitha përgatitjet. Është mirë që të mos pritet mbledhja e ardhshme që të nënshkruhen ato marrëveshje, që më në fund u bë nga Tirana zyrtare përveçse nga Prishtina”, tha Kurti.

Related Posts

Leave a comment