Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Edi Rama: Dita kur sheh një ministër në burg ka ardhur. Nuk është e lehtë të shohësh njerëz me të cilët ke punuar, të shfaqin papritur një tjetër fytyrë

-800-0-4a1535588b272300936214e7aef428c3

Në Asamblenë e Zgjeruar Socialiste në Durrës, kryeministri Edi Rama, është shprehur se Shqipëria është një vend më i sigurtë dhe se, vit pas viti, kemi rënie të vrasjeve.

Rama u ndal dhe te Reforma në Drejtësi, teksa tha se ka rënë miti i pandëshkueshmërisë dhe dita kur sheh një ministër në burg ka ardhur.

Për kreun e qeverisë, të shohë njerëz me të cilët ka punuar të shkojnë në burg, nuk është e lehtë dhe as ndonjë ndjesi e kënaqshme, por shton se është gjëja e duhur.

“Shqipëria është vend i vjedhjes më të ulët të shtëpive në të gjithë Europën. Këtë vit kemi një rënie drastike të rasteve të vrasjes dhe gjëja që dëgjon nga turistët që vijnë në Shqipëri, është siguria. Siguria do të bëhet një mall i shtrenjtë. Ky është një moment i rëndësishëm për ne. Sigurisht ka dhe më mirë, por ne kemi hyrë në një fazë tjetër.

Lufta për Reformën në Drejtësi do ta na çoje atje ku duhet, tashmë kanë filluar të shikohen shenja domethënëse. Në Shqipëri ka rënë miti i pandëshkueshmërisë, kur disa kohë më parë dukej i pamundur.

Dita kur sheh një ministër në burg ka ardhur. Ka ardhur, jo për të ikur, por për të qenë pjesë e jetës shoqërore ku kush del nga rruga e zotit dhe e ligjit duhet të përballet me ligjin. Kush merr besimin, mbështetjen e njerëzve dhe pastaj me forcën i jep detyra kërkon të fitojë në mënyrë të paligjshme do të përballet me ligjin.

Dhe kur ne thoshim, duam një drejtësi që të godasë majtas e djathtas, shumë kush thoshte se është propagandë, por faktet kanë treguar të kundërtën.

Nuk është e lehtë dhe e kënaqshme kur sheh njerëz që ke ndarë rrugën tënde, papritur shfaqin një tjetër fytyrë pasi janë janë përzier në punë që nuk janë punë e përbashkët. Por nga ana tjetër, është gjëja e duhur”, tha Rama.

Related Posts

Leave a comment