Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Micotaqis e sulmoi për Belerin? Edi Rama ja kthen përgjigjen krejt ndryshe!

-640-0-1671878592xrama-mitsotakis-285

Edi Rama i është përgjigjur brenda ditës sulmit të homologut të tij grek për Fredi Belerin. Por ka zgjedhur një mënyrë ndryshe, në formë edhe në përmbajtje. Forma përmbante një simbolikë ndryshe, që i tregon Micotaqisit se nuk mund të jetë Athina që cakton se kush është zonë minoritare greke në Shqipëri. Pasi kjo është e përcaktuar dhe është zona e Dropullit, e cila jo vetëm që është bashki më vete, ku respektohen të drejtat politike, por ka edhe investime të qeverisë. Ndërkaq, ndryshe nga Micotaqis, që nuk resht në helmin ndaj qeverisë e Tiranës, Rama i bën të ditur se sheshi në qendër të Derviçanit, fshatit më të madh të bashkisë minoritare do të mbajë emrin e babait të kryeministrit aktual grek, Kostandin Micotaqis.

“Kantieri i Rilindjes Urbane në zemër të Derviçanit, qendrës së bashkisë së Dropullit, e cila do të mbajë emrin e Konstandinos Mitsotakis, kryeministrit të parë grek që vizitoi minoritetin pas rënies së komunizmit”, shkroi Rama.

Related Posts

Leave a comment