Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Edi Rama: KFOR nuk do të dalë me konkluzione publike për vendndodhjen e tre policëve të rrëmbyer, fokusi ynë te lirimi

-640-0-1686219208xrama11png-986

Kryeminsitri i Shqipërisë, Edi Rama ka reaguar sërish lidhur me rrëmbimin e tre policëve të Kosovës nga forcat serbe në veri të vendit.

Përmes një reagimi në Twitter, Rama shkruan se KFOR nuk do të dalë me konkluzione publike për vendndodhjen e tyre, por rikthimi në shtëpi është i domosdoshëm.

Rama shtoi se që prej ditës së djeshme janë 100% të fokusuar tek lirimi i tyre.

Reagimi i plotë:

1. Mesa duket KFOR-i nuk do të dalë me konkluzione publike për vendndodhjen e tre policëve të Kosovës.

2. Pavarësisht pretendimeve të ndryshme për vendndodhjen, ata duhet të kthehen sa më parë në shtëpi!

3. Qysh dje ne jemi 100% të fokusuar tek lirimi i tyre!

4. Nuk ka asnjë paralele mes tre policëve dhe personit me precedentë kriminalë të arrestuar nga policia e Kosovës në Veri!

5. De-eskalimi mbetet prioriteti i prioriteteve dhe pikat e vendosura nga bashkësia euro-atlantike duhen përmbushur një orë e më parë.

Related Posts

Leave a comment