Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Rama: Në pranverë përfundon një tjetër projekt i standardeve më të larta ndërkombëtare nga DPSHTRR

-640-0-1668933229xrama-537

Një tjetër projekt pritet të përfundojë në pranverë nga DPSHTRR. Kryeministri Edi Rama thotë se bëhet fjalë për projektin e Poligonit të parë publik për Testimin e Lejeve Të Drejtimit si edhe Qendrën e parë Edukative Digjitale të Simulimeve Virtuale për leje drejtimi.

Ky investim do të kryhet në Fushë-Prezë të Tiranës. Kreu i qeverisë thotë se projekti do të jetë i standardeve më të larta ndërkombëtare.

“Dhe me projektin e Poligonit të parë publik për Testimin e Lejeve Të Drejtimit si edhe Qendrën e parë Edukative Digjitale të Simulimeve Virtuale për Leje Drejtimi në Fushë-Prezë të Tiranës, një tjetër projekt i standardeve më të larta ndërkombëtare nga DPSHTRR, i cili përfundon në pranverë, ju uroj një të diel të mbarë”, shkruan Rama.

Related Posts

Leave a comment