Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Kufiri do të sigurohet nga KFOR, nis heqja e bllokadave në Jarinjë dhe Bërnjak

Screenshot_4

ë veri ka filluar tërheqja e bllokadave. Një prej kamionëve që ka qenë në rrugë tashmë është larguar prej aty. Tërheqja e tyre vjen pas marrëveshjes së nënshkruar në Bruksel, sipas së cilës largimi i tyre pritet të fillojë në orën 08:00 dhe të përfundojë jo më larg se në orën 16:00.

Sot pritet të bëhet zhbllokimi i pikave kufitare në Jarinjë e Bërnjak, të cilat kanë qenë të bllokuara që prej 20 shtatorit. Për mënyrën se si do të bëhet zhbllokimi i këtyre vendkalimeve kufitare, ka folur zëvendëskryeministri Besnik Bislimi.

Sipas Bislimit, atje do të vendoset fillimisht njësiti i KFOR’it dhe pastaj në orën 08:00 pritet të fillojë edhe zhvendosja e barrikadës dhe e policisë speciale.

“Zhbllokimi është paraparë për ditën e nesërme (e shtunë, 2 tetor). Paraprakisht duhet njësit i KFOR-it të vendoset në vendkalimet kufitare dhe në bashkëveprim me njësitë speciale të Policisë së Kosovës të informohen për të gjitha elementet që janë të nevojshme për të siguruar stabilitetin e vendkalimeve kufitare dhe sigurinë e tyre”, ka deklaruar Bislimi.

Related Posts

Leave a comment